Transporti urban falas shkakton grumbuj njerëzisht nëpër stacione

Transporti urban falas ka shkaktuar tollovi nëpër stacionet brenda qytetit në Prishtinë.

Për shkak të numrit të lartë të qytetarëve të cilët janë duke udhëtuar me transport urban është duke u shkaktuar kaos nëpër stacione. Për shkak të situatës epidemiologjike në vend autobusët urban janë të detyruar të pranojnë në autobusë aq qytetarë sa edhe dalin.

Qytetarët në kryeqytet mund të udhëtojnë më autobus urban për një muaj falas, duke filluar që nga sot e deri më 31 dhjetor.

Ky vendim erdhi nga i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

KALLXO.com pak më parë ka vizituar njërin nga stacionet në Prishtinë, ku qytetarët janë ankuar se duhet të presin rreth 5 minuta dhe prap të mos mund të hynë në autobus për shkak të plotësimit të kritereve për të pranuar qytetarë.