Kryetari i VV-së, Visar Ymeri - Foto: Vetëvendosje

Sot Tubim i LVV-së në Prishtinë

“Vetëvendosje” pritet ta zhvillojë një takim që e ka quajtur mobilizues sot në orën 17:00 në Prishtinë.

Qendra e kësaj lëvizjeje në Gjilan i ka ftuar dje aktivistët e saj për këtë takim.

“Nesër LVV mban tubim me qytetarë e aktivistë në Sallën e Kuqe në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Nisja nga Gjilani bëhet në mënyrë të organizuar nga zyret e LVV-së në ora 15:30,” thuhet në njoftimin që kjo qendër ua ka dërguar dje aktivistëve.

Tubimin e sotëm e konfirmoi për KALLXO.com edhe zëdhënësi i “Vetëvendosjes” Shkodran Hoti.

Pyetjes së KALLXO.com a ka tubim sot “Vetëvendosja” në orën 17:00 , Hoti iu përgjigj shkurt me “Po”.

Por ai nuk tregoi se për çfarë do të diskutohet. “Nuk e kemi ende një rend të ditës”, tha Hoti.

Sot “Vetëvendosja” mbajti një konferencë për gazetarë në të cilin nuk e përmendi mbajtjen e tubimit.

Por në një njoftim të këtij subjekti pas konferencës, u bë e ditur se sot në orën 17:00 në “American School of Kosova” do të mbahet tubim mobilizues.

Në tubim, sipas njoftimit, do të flasë Visar Ymeri.