Shtohen forcat e Policisë së Kosovës në objektin e KQZ-së - FOTO

Në hyrje të objektit të KQZ-së janë vendosur forca të Policisë së Kosovës.

Ekipi i KALLXO.com i cili po qëndron atje ka raportuar se përreth gjithë objektit ka pjesëtarë të policisë së Kosovës.

Në orën 17:30 pritet që anëtarët e Komisionit Qendror Zgjedhor të vendosin ose jo për certifikimin e të gjithë kandidatëve për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ylli Buleshkaj, drejtor i zyrës për certifikim të partive politike në mbledhjen e sotme të KQZ-së ka rekomanduar që të certifikohen të gjithë kandidatët.

Ai tha që për shkak të konfuzitetit me pikën q të certifikohen të gjithë kandidatët.

“Kemi kërkuar shkresa nga institucionet e ndryshme për të na ndihmuar në vendimmarrje, disa na kanë ndihmu disa na kanë konfuzu, ajo çka vlen të theksohet është që zyra nuk ka arrit me zbatu plotësisht në bazë të shkronjës q të nenit 29 për shkak të interpretimeve të ndryshme, ne rekomandojnë certifikimin, pastaj palët mund ti drejtohen institucioneve për ankesa”, shtoi ai.

Mirëpo për votimin e këtij rekomandimi nuk ishin të gatshëm përfaqesuesit e LDK-së, PDK-së, AAK-së si dhe vet kryesuesja e KQZ-së Valdete Daka.

Ata kërkuan ti ofrohen korrespodencat e zyrës për certifikimin me disa institucione nga të cilat kanë kërkuar interpretim.

Shtyhet për dy orë votimi për certifikimin e të gjithë kandidatëve

 

Rekomandohet certifikimi i Albin Kurtit, Daka kërkon dokumente shtesë