Foto: Ilir Gashi/Facebook

Nesër dekretohet anëtari i PDK-së në KQZ

Nesër do ta japë betimin te Presidenti i vendit anëtari më i ri i KQZ-së nga radhët e PDK-së, Ilir Gashi.

Vetë Gashi e ka konfirmuar lajmin për KALLXO.com.

“Po, më kanë thirrë. Ftesa më ka ardhë nga Presidenca dhe nesër do ta bëj betimin”, tha shkurt ai.

I pyetur rreth kandidaturave të tjera nga koalicioni PAN, ai tha se nuk ka ndonjë informatë.

“Mu m’kanë thirrë, detaje të tjera nuk di me ju thënë të drejtën”, deklaroi Gashi për KALLXO.com.

Në fund të muajit mars dy anëtarët nga koalicioni PAN nuk kishin shkuar te Presidenti për t’u betuar si anëtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Atë kohë ai pati arsyetuar mos shkuarjen te Presidenti për shkak se ende nuk ishte caktuar anëtari i dytë nga PAN.

Pas një viti bllokadë, Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, më 28 mars kishte emëruar tetë anëtarë të rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Pas një viti vonesë, Presidenti dekreton anëtarët e KQZ-së

www.kallxo.com