Shtyhet për dy orë votimi për certifikimin e të gjithë kandidatëve

Me propozimin e kryesueses së KQZ-së, Valdete Daka votimi për rekomandimin për certifikimin e të gjithë kandidatëve është shtyrë për dy orë.

Kjo mbledhje do të filloj vazhdoj në ora 17:30, kohë e cila sipas Dakës do të shfrytëzohet që anëtarëve t`i ofrohen korrespodencat e zyrës për certifikimin me disa institucione nga të cilat kanë kërkuar interpretim.

Këtë propozim nuk e pranuan anëtarët e LVV-së në KQZ, Sami Kurteshi dhe Alim Rama.

“Une jam anëtar i KQZ-së, për dokumente të KQZ-së pse ne nuk i dim gjithë ato dokumente. Kryesuesja e KQZ-së paska qenë në CC. A e kam të drejtën si ju me i pas edhe unë gjitha dokumentet e KQZ-së. A është e drejt ligjore, obligim ligjor”, tha Sami Kurteshi.

Pas propozimit të Dakës të gjithë anëtarët e KQZ-së liruan sallën, përpos atyre të LVV-së.

Ylli Buleshkaj drejtor i zyrës për certifikim të partive politike në mbledhjen e sotme të KQZ-së ka rekomanduar që të certifikohen të gjithë kandidatët.

Ai tha që për shkak të konfuzitetit me pikën ‘q’ të certifikohen të gjithë kandidatët.

“Kemi kërkuar shkresa nga institucionet e ndryshme për të na ndihmuar në vendimmarrje, disa na kanë ndihmu, disa na kanë konfuzu, ajo çka vlen të theksohet është që zyra nuk ka arrit me zbatu plotësisht në bazë të shkronjës ‘q’ të nenit 29, për shkak të interpretimeve të ndryshme, ne rekomandojnë certifikimin, pastaj palët mund t`i drejtohen institucioneve për ankesa”, shtoi ai.

Kryesuesja e KQZ-së, Valdete Daka tha se nga ky rekomandim nuk e kanë të qartë se cilët kandidatë i plotësojnë kushtet e cilët jo.

“Kërkesat janë dërgu në institucionet relevante. Është kërku nga subjektet të zëvendësohen anëtarët qe nuk i përmbushin kriteret. Ne nuk e kemi të qartë se kush i përmbushë kërkesat e kush jo. Zyra është ajo që i pranon dokumentet i verifikon klasifikon dhe bënë rekomandim duke respektuar dispozitat e nenit 9”, tha ajo.

“Unë kisha dashtë të na sillen gjitha dokumentet sepse nuk i kemi. E kemi një rekomandim që thotë që të certifikohen gjithë kandidatët”, shtoi ajo.

Me Dakën u pajtuan përfaqësuesi i LDK-së në KQZ, Sami Hamiti, ai i PDK-së, Arianit Elshani, dhe Ibrahim Selmanaj përfaqësues i AAK-së në KQZ.