Shpallen zgjedhjet për komunat e veriut

Presidenti i Kosovës ka shpallur zgjedhjet për kryetarë të Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit.

Kjo pasi kryetarët e këtyre komunave kishin dhënë dorëheqje nga këto pozita.

Sipas njoftimit zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë në këto katër komuna të Republikës së Kosovës do të mbahen më 19 maj 2019.

Katër kryetarët e komunave kishin dhënë dorëheqje në nëntorin e vitit të kaluar në shenjë pakënaqësie me tarifën doganore 100 për qind ndaj produkteve serbe.

Gazeta Jeta në Kosovë ka shkruar se kryetarët e dorëhequr të 4 komunave veriore, ndonëse i kishin paraqitur dorëheqjet në nëntor të vitit të kaluar, ata pagat i kanë marrë deri në fund të muajit mars të këtij viti.

 

Qeveria Haradinaj vazhdon ti paguaj kryetarët e dorëhequr