Shirit i Policisë - Foto: REL

Sekuestrohet pasuri në vlerë 700 mijë euro, dyshohet se u përfitua përmes krimit

Një 33-vjeçari i janë sekuestruar sot pasuri të luajtshme e të paluajtshme në vlerë 700 mijë euro, pasi që dyshohet se është përfituar nga aktiviteti kriminal.

Sekuestrimi preventiv u bë në kuadër të operacionit “Invest”, i ndërmarrë ndaj të dyshuarit M.K. në Elbasan.

Pasuria e 33-vjeçarit që është sekuestruar sot përfshin: 1 apartament me sipërfaqe 350 m2, 1 truall me sipërfaqe 5000 m2, 1 ndërtesë 200 m2 dhe 1 automjet.

Operacioni është ndërmarrë në kuadër të hetimeve për veprën penale – pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.

Nga vlerësimi paraprak i pasurive të sipërshënuara rezulton se ato arrijnë vlerën e rreth 700 mijë eurove.

Në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, po vijojnë hetimet dhe verifikimet, për evidentimin e pasurive të tjera të luajtshme dhe të paluajtshme në emër të këtij shtetasi, njofton Policia e Shtetit.