Dyshohet se vrau kunatën me sëpatë, arrestohet i dyshuari nga Elbasani

Një grua e moshës 44-vjeçare ka mbetur e vdekur sot në qytetin e Elbasanit në Shqipëri.

Sipas Policisë shqiptare, vdekja e saj erdhi si pasoj e disa lëndimeve që kishte marr pas goditjes me sëpatë nga burri i motrës së saj, T.T., 58-vjeçar.

Ky i fundit u kap nga zyrtarët policorë të Elbasanit me një sëpatë në dorë dhe me duart me gjak.

“Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje dhe kanë bërë kapjen e shtetasit, banues në fshatin Shirgjan, Elbasan dhe e kanë shoqëruar atë në Komisariat” – thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Policia ka shtuar se nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas, rreth orës 13:00, në fshatin Kusarth, në rrugë, ka goditur me sëpatë motrën e bashkëshortes së tij.

Viktima tregohet se fillimisht ishte dërguar në spital, por si pasojë e plagëve të marra ka vdekur.

Policia e Shqipërisë tregoi se sëpata është sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe se grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.