Ronaldo: Në Ligën e Kampionëve nuk fiton përherë favoriti

Pas tërheqjes së shortit për tetë grupet në Ligën e Kampionëve, protagonistët kryesorë kanë folur grupet.

Cristiano Ronaldo e ka komentuar shortin e Juventusit, i cili gjendet në Grupin D, së bashku me Atletico Madridin, Leverkusenin dhe Lokomotiva Moskova.

Ronaldo fillimisht i ka komentuar ndeshjet me Atletico Madridin, duke i cilësuar si skuadër të mirë.

“Do luajmë sërish me ta, Atletico është një skuadër shumë e mirë. Kam kaluar shumë vite te Reali dhe i njoh mirë. Shpresoj që mos të më ofendojnë sërish në stadium me gjëra që nuk kanë lidhje me sportin, por duke hequr këto, besoj se do jetë një ndeshje e luftuar. Atletikco ka një ekip dhe trajner të madh”, ka thënë fillimisht portugezi.

Ronaldo ka thënë se shpreson që ky vit të jet i Juventusit dhe ka shtuar se në këtë turne nuk fiton gjithnjë ekipi favorit.

“Të gjithë skuadrat përforcohen që të fitojnë. Shpresoj që ky të jetë viti i Juventusit, por është turneu më i vështirë për t’u fituar.Favorit? “Në këtë turne nuk fiton gjithnjë ekipi favorit. Barça pritej të fitonte vjet, dhe humbi me 4 gola në “Anfield”. Ne pritej të kalonim, dhe u mundëm nga Ajaxi. Edhe Reali bëri të njëjtën gjë. Është një kompeticion i vështirë. Shpresoj që të jetë viti ynë”, ka thënë ylli i Juventusit.

 

 

Kompletohen të gjitha grupet e Ligës së Kampionëve