Ronaldo: Dua ta përmbyllim sezonin në tri vendet e para

Ylli portugez i Manchester United, Cristiano Ronaldo, në karrierën e tij ka fituar shumë tituj në ekipet ku ai ka luajtur.

Ronaldo këtë sezon është rikthyer në Manchester United dhe momentalisht po kalon një sezon fantastik në Angli.

Ronaldo gjatë një interviste ka thënë se ai nuk do të ishte i kënaqur nëse këtë sezon Manchester United do të përfundonte sezonin në vendin e pestë apo të gjashtë.

“Unë nuk e pranoj që mentaliteti ynë të jetë më pak se të jemi në tre të parët në Premier Ligë”, ka thënë Ronaldo, bën të ditur media Goal.com.

United aktualisht është në vendin e shtatë në tabelën e Premier Ligës, gjashtë pikë larg vendit të katërt, vend ky që dërgon në garat evropiane.

Ralf Rangnick ka marrë përsipër detyrën e trajnerit pas largimit të Ole Gunnar Solskjaer.

Ronaldo ka folur edhe për largimin e Solskkjaer nga Manchester United.

“Është gjithmonë e trishtueshme dhe e vështirë. Ole luante me mua më parë dhe tani ai ishte trajner. Një person fantastik. Kur u largua të gjithë ishin të trishtuar, por është pjesë e futbollit”, thotë Ronaldo.

Mancheter United ndeshjen e radhës në kuadër të Premier Ligës e zhvillon të shtunën kundër Aston Villës.