Cristiano Ronaldo mund të rikthehet përsëri në Spanjë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet përsëri në kampionatin spanjoll. Ronaldo duket se nuk është i kënaqur me trajnerin gjerman te Manchester United, Ralf Ragnick dhe me sekretariatin e klubit.

Sipas një lajmi të publikuar në mediumin sport.es. thuhet se Ronaldo i ka kërkuar agjentit të tij që të largohet nga Manchester United pasi që nuk është i kënaqur me gjendjen në klub.

Roanaldo dëshiron kalimin te ekipi spanjoll Barcelona.

Trajneri gjerman dëshiron që të rikuperojë skuadrën e Manchester United por po duket se ky proces po sjell telashe dhe se shumë lojtarë kanë dal kundër trajnerit e njëri prej tyre është edhe Ronaldo.

Ronaldo ka kontratë me Manchester United deri në vitin 2023, por siç po rrjedh situate, Ronaldo mund të largohet nga gjigandi anglez.

Ronaldo deri më tash ka zhvilluar 21 ndeshje për Manchester United, ku ka arritur që të shënojë 14 gola.