Policia: 29 vjeçari u gjend i vdekur në banesën në Prishtinë

Policia e Kosovës ka dhënë sqarime për rrethanat e vdekjes së 29 vjeçarit në Lagjen “Qafa” të Prishtinës

Zëdhënsi i policis Agron Borovci ka sqaruar se rasti është duke u hetuar si vdekje e dyshimtë

“Me 09.04.2019 rreth orës 05:00 policia ka marrë informaten për dyshimin se në një shtepi ne rrugën “Enver Zyberi” në Prishtinë, gjendet një trup i pa jetë.

Policia menjeher ka dale në vendin e ngjarjes dhe ka nisur me ndermarrjen e veprimeve konform situatës.

Në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe zjarrefikësit të cilët kanë mundesuar depërtimin brenda shtepisë në fjale ku edhe është gjetur trupi i pa jetë i një mashkulli 29 vjeçar” ka thënë Borovci.

Ai ka shtuar se rasti po hetoheet si vdekje e dyshimt.

“Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion ashtu që të percaktohen shkaqet e vdekjes, përderisa policia ka vazhduar me hetimin e rrethanave të kesaj ngjarjeje me qellim të sqarimit të plote të saj”ka thënë Borovci.

23:29

Në rrethana ende të pasqaruar mirë një 29 vjeçar ka vdekur sot në Lagjen “Qafa” të Prishtinës. Sipas burimeve të KALLXO.com ai është gjetur i vdekur  në banesën e tij

Ngjarja ka ndodhur të martën paradite ndërsa policia edhe pse e kontaktuar nuk ka dhënë përgjigje për rastin. Dëshmitarë të ngjarjes i thanë KALLXO.com se viktima është planifikuar të varroeset të mërkurën