Ngacmohen motrat e nderit në Graçanicë

Policia e Kosovës ka njoftuar se përfaqësuesi i manastirit të Graçanicës është ankuar se po ngacmohen motrat e nderit në oborrin e manastiri.

“Ankuesi, përfaqësues i manastirit të Graçanicës ka raportuar se i dyshuari mashkull serb i cili dyshohet se është me të meta mentale disa herë kishte hyrë në oborrin e manastirit ku i kishte ngacmuar motrat e nderit”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili ka udhëzuar që të iniciohet lënda e rastit dhe të hetohet./21Media