Kosova e 46 Mijë Veteranëve

Në mbledhjen e qeverisë u shqyrtua Raporti i Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit dhe Veteranit te UÇK së.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi tha se komisioni e ka kryer punën e verifikimit, ndërsa tregoi edhe numrin e atyre që sipas komisionit luftuan në UÇK.

“Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit,  Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit apo të Internuarit të UÇK-së, ka përfunduar punën e verifikimit. Sipas raportit numri i veteranëve është 46 mijë e 230,” tha Abrashi.

Për Kryeministrin Mustafa ky numër i tejkalon të gjitha parashikimet, por shërben si evidencë e veteranëve.

FMN-ja po bën presion në Qeverinë e Kosovës që t’ua zvogëlojë pagesat veteranëve. Pensioni për ta është caktuar në vlerën e 170 eurove.