Ilustrim

Borxhet e Fajdeve: Parcela e ndarë për dëshmorë u planifikua të shitej

V.Sh njeriu i cili tentoj të vetëvritej dje në Pejë me motivacion fajdet ishte obliguar ta shiste një pronë të cilën familja e kishte marrë si parcelë për familjet e dëshmorëve.

Siç përshkruhet në dosjen e prokurorisë kur V.Sh kishte përcaktuar që dje të shkonte së bashku me bashkëshorten tek noteri dhe të nënshkruante kalimin e pronës tek një person tjetër.

Ky obligim e kishte shtyrë viktimën që të tentonte vetëvrasjen.

Dosja e prokurorisë përshkruan se njëri nga të dyshuarit e arrestuar i kishte dhënë viktimës 1 mijë e 700 euro ndërsa për të njëjtat nga viti 2015 deri më tani viktima kishte paguar 90 mijë euro. Për të pandehurit  Isa D. Binak N, dhe Artan Gj. që të tre të dyshuar për këtë ngjarje prokuroria tashmë ka kërkuar paraburgimin.