2 mijë e 777 persona u vaksinuan kundër COVID gjatë 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë (MSh), ka publikuar të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, duke njoftuar se brenda 24 orëve, janë dhënë 2 mijë e 777 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Sipas njoftimin të MSh-së, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,624,584 doza të vaksinës.

Deri më sot 765 mijë e 669 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës anti-COVID.