Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan. Foto: Murat Cetinmuhurdar/AP/Beta

Turqia pas sulmit në Zelandën e Re: Përgjegjësi duhet të japin mediat dhe politikanët

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka dënuar sulmin terrorist që ndodhi në dy xhami në Zeland të Re.

Ai në një postim në Twitter ka shkruar se ky rast është shembull i rrijtes së racizimit dhe islamofobisë.

“Unë dënoj fuqimisht sulmin terrorist kundër xhamisë së Al Noorit në Zeland të Re dhe adhuruesit muslimanë. Allahu të ketë mëshirë për viktimat dhe të japë një shërim të shpejtë të të plagosurve. Në emër të vendit tim, i dhuroj ngushëllimet e mia botës Islamike dhe popullit të Zelandës së Re, të cilët janë vënë në shënjestër nga ky veprim i mjerueshëm – shembulli më i fundit i rritjes së racizmit dhe islamofobisë”, ka shkruar Erdogan.

Ndërsa, ministri i jashtëm turk Mevlut Cavusoglu thotë se mediat dhe politikanët që “nxisin islamofobinë” duhet gjithashtu të ndajnë përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës.

“Nuk janë vetëm njerëzit e neveritshëm që kanë kryer këtë sulm terrorist,” u tha ai gazetarëve në Bruksel.

“Udhëheqësit politikë dhe media të papërgjegjshme që promovojnë tendenca ksenofobike dhe islamofobike, si dhe përdorimi i gjuhës së urrejtjes kundër myslimanëve, gjithashtu ndajnë – dhe e theksoj këtë – ata gjithashtu ndajnë përgjegjësinë”, tha ai, raporton BBC.

49 persona janë vrarë dhe të paktën 20 të tjerë janë plagosur gjatë sulmeve në dy xhami. Sulmi ndodhi në një kohë kur njerëzit u mblodhën për lutjet e së premtes dhe ishin më vdekjeprurëset në historinë e kombit.

28-vjeçari Brenton Tarrant i arrestuar për sulmin po akuzohet për vrasje, dy persona të tjerë janë arrestuar në vendngjarje me armë, kurse personi i katërt i arrestuar mund të mos ketë pasur asgjë të bëjë me sulmin, sipas komisionit policor të Zelandës së Re, Mike Bush.

 

 

15 Mars 2019 - 18:00

Arbisa Shefkiu 15/03/2019 - 18:00
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend