Ilustrim

Trupat siriane fitojnë kontrollin e zonës ku filloi konflikti në Siri

Forcat e Qeverisë Siriane janë duke rimarrë kontrollin e një pjese të Deras, zonë e kontrolluar nga rebelët, njëherësh vendi ku ka nisur pakënaqësi kundër presidentit të këtij shteti, Bashar al-Assad.

Trupat e shoqëruara nga policia ruse ushtarake, kanë zyrë në këtë zonë dhe kanë ngritur flamurin, ka raportuar media shtetërore.

Rebelët janë raportuar të pranojnë dorëzimin, në këmbim të amnistisë apo rrugës së lirë drejt zonave të kontrolluara nga rebelët në veri të Sirisë.

Ushtria ka fituar kontrollin e një pjese të madhe të provincës Dera, si pasojë e nisjes së një ofensive të madhe më 19 qershor.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se nga 234,000 persona, të cilët vazhdojnë të jenë të zhvendosur si pasojë e luftimeve, 70 për qind e gomave kanë kërkuar strehim në Quneitra, pranë Lartësisë Golan, që janë pushtuar nga Izraeli.

Dhjetëra mijëra persona që kanë kërkuar strehim pranë kufirit me Jordanin, janë kthyer në shtëpitë e tyre, prej kur luftëtarët në Dera janë përpjekur të ulin armët dhe të pranojnë marrëveshjen me autoritetet shtetërore të premten të kaluar.