Tre Persona të Mitur Arrestohen pas të shtënave te ‘Santea’

Tre persona të moshës së mitur janë arrestuar dje pas një mosmarrëveshjeje me tre persona të tjerë të mitur.

Sipas raportit të policisë njëri nga të dyshuarit ka shtënë me pistoletë në drejtim të viktimave, por pa ndonjë pasojë.

Në vendin e ngjarjes njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një gëzhojë.

Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në qendër të mbajtjes.

KALLXO.com ka shkruar dje për këto të shtëna me armë zjarri.

http://kallxo.com/perleshje-dhe-te-shtena-te-santea/