Zuckerberg po e përgatit një ridizajn të madh të Facebook

Facebook, ky që përdoret sot nga pothuajse 3 miliardë njerëz, së shpejti mund të ndryshojë shumë, dhe arsyeja e ndryshimeve të mëdha qëndron kryesisht në konkurrencën, dmth – TikTok.

Për shumicën e të rinjve, TikTok është rrjeti social më i popullarizuar ku kalojnë shumë më shumë kohë sesa në Facebook, dhe Zuckerberg dhe ekipi i tij do të përpiqen ta ndryshojnë këtë. Sipas The Verge, ekipi nga Meta po ndjek me kujdes çdo lëvizje të TikTok dhe sipas një dokumenti të brendshëm të siguruar nga gazetarët, së shpejti do ta nisë një ridizajnim të madh të rrjetit social.

Prioritet në dizajnin e ri do të jetë, sipas njeriut të parë për Facebook Tom Alison, rekomandimi i postimeve (video) që nuk do të lidhen me njerëzit, pra profilet që ndjekin përdoruesit, që është një taktikë e përdorur me sukses nga TikTok. Ata gjithashtu do të vazhdojnë ta rrisin fokusin e tyre në Reels dhe sërish synojnë ta bashkojnë Facebook-un dhe Messenger-in në një aplikacion.

Në një intervistë për The Verge, Alison përmendi një shprehje që vetë Zuckerberg foli së fundi me investitorët – “motor zbulimi”, dmth ata duan që përdoruesit e Facebook të fillojnë të zbulojnë gjëra të reja dhe njerëz dhe profile të reja, në vend që fokusi, si më parë, të jenë tek përdoruesit dhe faqet që ata tashmë i ndjekin.

Në të ardhmen, domethënë, pasi ridizajnimi të përfundojë dhe të jetë gati për t’u lansuar për të gjithë përdoruesit, një kombinim i Story-ve dhe Reels-ave do të shfaqet në krye të Facebook, dhe poshtë tyre postimet e propozuara nga algoritmi i rrjetit social (jo vetëm përmbajtja e profilit që përdoruesit e ndjekin tashmë) dhe që do të fokusohet në video. Gjithashtu, në pjesën e sipërme djathtas të aplikacionit do të ketë një inbox për Messenger, i cili synon të inkurajojë komunikimin më të lehtë dhe më të shpejtë mes përdoruesve, pa pasur nevojë të hapni një aplikacion të veçantë.

Edhe pse këto ndryshime, shpresojnë Alison dhe Zuckerberg, duhet të kenë ndikim në rritjen e popullaritetit të rrjetit të tyre social, disa punonjës janë të shqetësuar për pasojat e zbatimit të tyre. Disa besojnë se ky është një kopjim agresiv i TikTok që mund të sjellë rezultate afatshkurtra, por mund të dëmtojë kompaninë në planin afatgjatë, sepse përdoruesit përfundimisht do të kuptojnë se koha që ata shpenzojnë në Facebook-un e ri nuk është e mirë dhe do të jenë të vetëdijshëm vetëm për duke shikuar video virale.

Disa punonjës besojnë se ky fokus në shfaqjen e videove për të cilat do të vendosë IA  do të zëvendësojë atë që supozohej të ishte misioni i këtij rrjeti social, e që është t’i lidhë miqtë dhe familjen dhe të ndajë përmbajtje mes tyre./The Verge