Nokia prezanton verzionin G42 5G, telefonin që mund ta riparoni vetë

Nokia e re bën e të mundur zëvendësimin e lehtë të baterisë, ekranit dhe portit të karikimit me ndihmën e pjesëve nga iFixit.

HMD Global ka zbuluar Nokia G42 5G, i njohur gjithashtu si Nokia Shadow është ndërtuar me aftësinë e riparimit QuickFix, kështu që ju mund të zëvendësoni vetë ekranet e plasaritura, portat e karikimit të përkulura dhe bateritë e vjetra. Në bashkëpunim me iFixit, ky telefon mund të riparohet hap pas hapi, duke përdorur pjesë këmbimi të përshtatshme dhe të përballueshme.

Pajisja vjen në ngjyrë vjollce dhe është smartfoni i parë i riparueshëm me lidhje 5G. Është bërë nga mbulesa e pasme 65% e ricikluar dhe e paketuar në ambalazh të përzier të certifikuar nga FSC.

Lidhja 5G mundësohet nga Qualcomm Snapdragon 480+ 5G, një kamerë 50 MP e mbështetur nga AI përdoret për foto dhe gjithçka shfaqet në një ekran HD+ 6,56 inç. Mundësohet nga një bateri e zwvendwsueshme 5,000 mAh dhe e gjitha është e përfunduar me tri vjet përditësime mujore të sigurisë dhe dy vjet përmirësime të softuerit të sistemit operativ.

Çmimi i rekomanduar me pakicë i Nokia G42 5G është 259 euro./tportal.hr

Përgatiti: Nuhi Shala