Foto: Profimedia 

Google Maps është përmirësuar për ata që i pëlqejnë udhëtimet e gjata

Shërbimi i Google do të fillojë t’i vlerësojë çmimet e tarifave dhe do të ndajë më shumë detaje që do ta bëjnë navigimin më të lehtë.

Google i ka bërë të ditura disa përmirësime për Google Maps, duke përfshirë aftësinë për t’i shfaqur tarifat para se ta aktivizoni navigimin e destinacionit, raporton Verge.

“Po shikojmë faktorë si çmimi i tarifave dhe mënyrat e tjera të pagesës, i cili jepet në javë dhe sa do të jetë çmimi i tarifave në një periudhë të caktuar”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Nëse ka një rrugë falas, ne do ta shfaqim atë si opsion. Funksioni do të bëhet i disponueshëm për iOS dhe Android në ‘pothuajse 2000’ stacione pagese në SHBA, Indi, Indonezi dhe Japoni në muajin prill. Vendet e tjera do ta marrin këtë funksion “së shpejti”.

Google gjithashtu shton më shumë detaje në vetë hartat. “Së shpejti do të keni mundësi t’i shihni semaforët dhe shenjat e ndalimit, si dhe detaje të përmirësuara si baret dhe pikat e interesit”, thonë ata nga kompania Google. Detaje shtesë si ‘forma dhe gjerësia e rrugës’ do të jenë të disponueshme në ‘qytetet e zgjedhura’. Hartat e përmirësuara së shpejti do të jenë të disponueshme në iOS dhe Android, Android Auto dhe Apple CarPlay.

Përdoruesit e Google Maps në pajisjet Apple do të marrin disa përmirësime të dobishme. Një miniaplikacion i ri për Google Maps në iPhone po vjen, i cili do të sigurojë qasje për të udhëtuar në skedën Go dhe do të jetë i disponueshëm gjatë javëve të ardhshme.

Versioni i Apple ëatch i aplikacionit do t’ju lejojë gjithashtu të navigoni te ndonjë prej shkurtesave në Google Maps, të tilla si ‘shtëpi’ ose ‘punë’ thjesht duke shtypur shkurtesën. Funksioni do të bëhet i disponueshëm “gjatë disa javëve të ardhshme”./The Verge

Përgatiti: Nuhi Shala