Një truk i dobishëm i Google Maps që vjen me ca kufizime

Google Maps u ofron përdoruesve harta dhe fotografi të detajuara, duke i lejuar ata të navigojnë në vende të panjohura dhe të eksplorojnë botën përreth tyre. Përveç shfletimit të vendndodhjeve në hartë, përdoruesit mund të shohin fotografitë e bëra nga ata që kanë qenë atje, shkruan Makeuseof.

Nëse keni gjetur ndonjëherë një foto që dëshironi ta ruani, keni zbuluar se është e pamundur. Pamundësia për t’i ruajtur fotografitë duke klikuar me të djathtën është një nga kufizimet e Google Maps, por ka një zgjidhje.

Raportojeni problemin

Hapni Google Maps në kompjuterin tuaj, kërkoni për çdo vendndodhje duke përdorur shiritin e kërkimit në këndin e sipërm të majtë dhe klikoni Search ose shtypni Enter. Nëse ka shumë raste me të njëjtin emër, klikoni vendndodhjen që dëshironi.

Paneli në të majtë do të shfaqë të gjitha informacionet në lidhje me atë vendndodhje, duke përfshirë pasqyrën dhe rishikimet. Lëvizni poshtë derisa të shihni seksionin “Images” dhe zgjidhni nga “All“, “Last” ose “Street View”.

Kur paneli anësor i shfaq të gjitha fotot e marra në atë vend, klikoni në foton që dëshironi të ruani. Në anën e djathtë, do të vini re një kuti të vogël të zezë në këndin e sipërm djathtas që shfaq emrin e fotografisw dhe përdoruesit, si dhe muajin e shkrepjes. Ekziston edhe një menu me elipse (tre pika vertikale) në kornizë. Klikoni në meny dhe më pas në menunë rënëse Report a Problem.

Do të hapet një skedë e re me formularin e raportit. Në vend që të raportojmë fotografinë, ne do ta ruajmë atë. Klikoni me të djathtën mbi fotografinë, klikoni Save Image As... dhe zgjidhni ku dëshironi ta ruani, pas së cilës fotografia do të ruhet në rezolucionin e tij origjinal.

Cilat janëkufizimet?

Megjithëse ruajtja e një fotografie është e ligjshme, duhet të jeni të kujdesshëm kur e përdorni. Në faqen e raportit, do të vini re se “Imazhet mund t’i nënshtrohen të drejtës së autorit”, që do të thotë se mund të përdoret për qëllime jokomerciale, si për shembull një sfond i ekranit të kyçur ose mbrojtës i ekranit.

Nëse keni ndërmend ta përdorni fotografinë për qëllime komerciale, do t’ju duhet leja nga pronari. Përndryshe, do të përballeni me shkelje të të drejtave të autorit. Vini re gjithashtu se pamjet satelitore dhe pamjet e rrugëve (Street View) të disponueshme në Google Maps janë të mbrojtura nga e drejta e autorit./Makeuseof

Përgatiti: Nuhi Shala