Foto: imageBROKER 

Google Maps vjen me një përmirësim të madh

Aplikacioni i navigimit i Google ka marrë një përmbledhje të detajuar të pikave të referimit, ndarje të përmirësuar të vendndodhjes, si dhe një funksion për rrugët e detajuara të çiklizmit.

Google Maps po prezanton tre veçori të reja. Në krye të listës është një pamje e detajuar tredimensionale e njëqind pikave referuese në mbarë botën, e ndjekur nga rrugët e detajuara për çiklistët, si dhe përmirësimi i ndarjes së vendndodhjes me njoftimet e mbërritjes ose nisjes.

Kompania prezantoi rëndësinë e ‘Immersive Vieë’ për herë të parë gjatë konferencës Google IO në maj, me qëllim të krijimit të modeleve 3D të monumenteve të ndryshme me ndihmën e Street Vieë, satelitëve dhe pamjeve ajrore. Ky funksion fillimisht do të mbulojë njëqind lokacione të famshme në qytete si Barcelona, ​​Londra, Nju Jorku, San Francisko dhe Tokio.

Ndërsa funksioni aktualisht është i kufizuar në pikat e referimit, Google thotë se do të shtrihet në restorante dhe lagje. E gjithë kjo nënkupton që Google planifikon ta kthejë Google Maps në aplikacionin kryesor për ‘zbulimin e vendeve të reja’.

Një veçori tjetër ka të bëjë me rrugët më të detajuara të çiklizmit. Të apasionuarit pas çiklizmit do të mund ta shohin në aplikacion kur ka trafik të rënduar përpara, si dhe llojin e rrugës. Së fundi, një veçori e përmirësuar do të jetë në gjendje të tregojë qoshet nëse ka pengesa të tilla si shkallët ose kodrat e pjerrëta në rrugë.

Për fund, Google e ka përmirësuar gjithashtu ndarjen e vendndodhjes që mundëson ndarjen e drejtpërdrejtë të vendndodhjes duke përdorur URL-të duke futur njoftime për mbërritjen dhe nisjen në një vendndodhje specifike. Funksioni punon në mënyrë të atillë duke hyrë fillimisht në vendin ku takoni miqtë tuaj dhe aplikacioni do t’i gjurmojë lëvizjet e tyre dhe do t’ju njoftojë kur të mbërrijnë në destinacionin e tyre. Përdoruesit mund të vendosin gjithashtu një kujtesë për t’u larguar nga vendi, të themi, kur të afërmit ose miqtë shkojnë në shtëpi.

Pamja tridimensionale dhe ndarja e vendndodhjes janë të disponueshme për të gjithë përdoruesit duke filluar nga sot dhe rrugët e çiklizmit, në varësi të vendndodhjes, do të bëhen të disponueshme gjatë javëve të ardhshme./TechCrunch

Përgatiti: Nuhi Shala