Sulmohet me Mjet Shpërthyes Kuvendi i Kosovës

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar sonte rreth orws 23:00 në qendër të qytetit.

Pak kohë më vonë është kuptuar se shpërthimi ka ndodhur te Kuvendi i Kosovës, te hapësira e parkingut.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha tha për KALLXO.com se nga distanca ka ndodhur një sulm me një mjet të dyshuar shpërthyes kundër ndërtesës së Kuvendit. “Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale, por nuk raportohet për të lënduar në njerëz”, ka thënë Hoxha.

“Policia e Kosovës me njësitet relevante të saj menjëherë ka reaguar në lokacion dhe veprime intensive operative dhe hetimore janë duke u kryer për të identifikuar  të dyshuarit e involvuar në këtë rast”, ka theksuar Daut Hoxha.

Gazetarja e KALLXO.com është në vendin e ngjarjes dhe njofton se rruga “Agim Ramadani” është mbyllur nga Policia.

Në vendin e ngjarjes përveç policisë kanë dalë edhe pjesëtarë të KFOR-it.