Studentët e SKV gjatë një proteste muajin e kaluar në kërkim të lirimit të kolegëve të tyre.

Studentët- aktivistë të SKV-së, edhe dy muaj në paraburgim

Gjashtë aktivistët  e organizatës studentore “Studim, Kritikë, Veprim”, do të mbesin në paraburgim edhe për dy muaj.

Kështu bëhet e ditur përmes një njoftimi të shpërndarë në faqen e organizatës në “Facebook”.

“Aktivistëve, Pajtim Demaj, Korab Muhadri, Endrit Shatri, Januz Shatri, Kreshnik Gega dhe Hajredin Krasniqi u zgjatet paraburgimi edhe për dy muaj, që gjithsej janë një vit e gjysmë burg, duke e rënduar kështu padrejtësinë dhe persekutimin politik ndaj tyre”, thuhet në postimin e SKV-së në Facebook.

Po ashtu në njoftim bëhet  thirrje në lirimin e menjëhershëm të aktivistëve, duke thënë se vendi i tyre është universitetit e jo burgu.

Personat në fjalë po dyshohen nga ana e prokurorisë, se kanë kryer në bashkëveprim  veprën penale” Sulm ndaj personit zyrtar, në kryerjen e detyrave zyrtare” të paraparë me Kodin t Penal të Republikës së Kosovës.

KALLXO.com më 14 prill raportoi për vendimin e gjykatës ndaj gjashtë aktivistëve të organizatës studentore “Studim, Kritikë, Veprim”, me të cilin vendim u ishte caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Gjashtë anëtarët e SKV-së ishin arrestuar në parkun e qytetit në Prishtinë ku organizata po festonte tetëvjetorin e themelimi