Foto: Rtv21

Studeniçani në Terr, Bllokohen Disa Vendvotime

Në tre qendra votimi të komunës së Studeniçanit në Maqedoni është ndalur energjia elektrike.

Bëhet fjalë për vendbanimet Cvetovë, Koliçan i Poshtëm dhe Koliçan i Epërm.

Qytetarë të shumtë janë ankuar se atyre u është ndërprerë furnizimi me energji elektrike.

Banorët shprehen se mungesa e rrymës mund të ndikojë që të ketë manipulime apo vjedhje të votave nga grupet e interesit.

Ndryshe, në Maqedoni sot po zhvillohet rundi i dytë i zgjedhjeve lokale.

Balotazhi po mbahet në 35 komuna.

http://kallxo.com/ne-balotazh-ne-maqedoni-edhe-11-komuna-shqiptare/

Në mesin e komunave të Maqedonisë që kanë shkuar në balotazh janë edhe 11 me shumicë shqiptare. /21Media