Akil Gjakova fiton me ‘Ippon’ ndaj gjermanit Zingg

Akil Gjakova e ka fituar luftën e dytë në Kampionatin Europian në Lisbonë të Portugalisë.

Gjakova ka mposhtur gjermanin Anthony Zingg me ‘Ippn’ në mënyrë mjeshtërore.

Pas tre minutave luftë, Gjakova e mposhti gjermanin Zingg deri në kategorinë 73 kilogramë.

Në luftën e parë Akil Gjakova e mposhti izraelitin Ido Levin po ashtu me ‘Ippon’.