Akil Gjakova fiton medaljen e artë në Kampionatin Europian

Akil Gjakova është kampion i ri i Europës në xhudo.

Gjakova ka fituar medaljen e artë pasi e mposhti xhudistin izraelit, Tohar Butbul. Ai realizoi hedhje të bukur në kohën shtesë për ta fituar medaljen e artë në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Gjakova në luftën e parë u ndesh me xhudisitin izraelit Ido Levin që e mposhti me “Ippon”.

25 vjeçari vazhdoi me përformancë të shkëlqyer edhe në luftën e dytë duke e mposhtur xhudistin gjerman Anthony Zingg me “Ippon”.

Akil Gjakova e mposhtit xhudistin rus Musa Mugushkov me “Ippon”, për t’u kualifikuar në gjysmëfinale.

Xhudisti kosvar vazhdoi me paraqitje të mirë duke u kualifikuar në finale pas fitores ndaj zvicerianit Nils Stumps me hedhje maestrale në fillimin e kohës shtesë.

Kujtojmë se të premten, Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë, kurse Nora Gjakova medaljen e bronztë.