
Vashat kosovare kampione të Ballkanit në “beach volley U-22”
24.8.2021 - 11:57
Kombëtarja e Kosovës në kategorinë e vajzave në “beach volley U-22”, ka fituar Kampionatin Ballkanik U-22, që është mbajtur në Resortin Holiday të Sllatinës në Fushë Kosovë.
Dyshja Finesa Sylejmani/Loresa Avdyli në finale kanë mposhtur dyshen tjetër nga Kosova Hasani/Idrizi të cilat garën e përfunduan në vendin e dytë.
Edhe në konkurrencën e meshkujve dy ekipe të Kosovës u ngjitën në podium. Dyshja Erion Bajrami/Ermal Maliqi arriti në finale, ku u mund nga Turqia.
Sukses tjetër ka arritur edhe dyshja Endrit Nrecaj / Arlind Bytyqi të cilët “luftuan” deri në fund çka rezultoi që ata të fitojnë vendin e tretë.