Uzuni shënon dy gola në fitoren e thellë të ekipit të tij

Futbollisti shqiptar që paraqitet tek ekipi hungarez Ferencvaros, Myrto Uzuni ka shënuar dy gola nga pika e penalltisë në fitoren e thellë që Farencvaros 7 me 0 ndaj Tokol në kuadër të kupës së Hungarisë.

Uzuni luajti për 90-të minuta në këtë ndeshje. Ai shënoi golat në minutën e 15-të dhe 19-të të ndeshjes.

Ky është sezoni i dytë i tij tek ekipi hungarez.

Ai këtë sezon ka arritur që të zhvillojë nëntë ndeshje dhe ka arritur që të shënojë dy gola. Në sezonin e kaluar ai zhvilloi 26 paraqitje dhe shënoi plotë 12-herë.