Granada me dedikim interesant për Myrto Uzunin: Ai nuk të fal asgjë!

Myrto Uzuni po përgatitet maksimalisht për ndeshjen kundër Real Madrid që zhvillohet këtë vikend.

Në një video të publikuar nga klubi Granada, ku edhe u transferua Uzuni gjatë këtij afati kalimtar, shihet futbollisti shqiptar që lufton për çdo top.

“Aksion dhe reagim. Uzuni nuk të fal asgjë”, shkruhet në përshkrimin e klubit spanjoll në një video të publikuar në Twitter.

Ndeshja midis Real Madrid dhe Granadës zhvillohet të dielën duke filluar nga ora 21:00 në kuadër të javës së 23-të në Ligën Spanjolle.

Momentalisht Granada gjendet në pozitën e 14-të me 24-të pikë të grumbulluara ndërsa Real Madrid gjendet në pozitën e parë me 50 pikë të grumbulluara.