Trepça ’89 mposht Drenicën dhe kërkon mbetjen në Superligë përmes barazhit

Trepça ’89 ka shënuar një fitore jetike ndaj Drenicës me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së 36-të në Superligë.

Arbnor Muja shënoi dy golat e fitores në minutat e 48 dhe të 52’.

Golin për Drenicën e shënoi Qemail Elashni në minutën e 69’.

Pas kësaj fitoreje Trepça ‘89’ pozicionohet në vendin e tetë me 42 pikë, vend që i siguron barazhin.

Ndeshjen e barazhit për ta kërkuar së paku edhe një vit mbijetesën në Superligë, mitrovicasit do ta luajë ndaj Dukagjinit.

Kurse, Drenica pozicionohet në vendin e gjashtë me 42 pikë.