Trajneri i Dritës flet pas humbjes nga Trepça ‘89

Drita është befasuar nga Trepça ’89 duke u mposhtur me rezultat 1-2, në kuadër të xhiros së 20-të në Superligën e Kosovës.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka folur pas ndeshjes duke treguar arsyen e humbjes.

Nuhiu ka thënë se nuk i ka shkuar asgjë skuadrës së tij gjatë pjesës së parë.

“E kemi nisur keq ndeshjen dhe mund të them lirisht se asgjë nuk na ka shkuar si duhet në pjesën e parë. Skuadra kundërshtare kishte përgatitur mirë kundërsulmet dhe na dënoi në dy raste që kishte. U munduam të reagonim në pjesën e dytë duke ngushtuar rezultatin, por kjo ishte e tëra që mund të bënim”, deklaroi Nuhiu për “Art Sport”.

Pas kësaj humbje Drita mbetet në vendin e parë me 44 pikë, tri më shumë se Ballkani që ka një ndeshje më pak.

Në xhiron e ardhshme Drita luan ndaj Prishtinës më 24 shkurt.

Trepça ’89 mposht Dritën në Gjilan