Skuadra turke pritet ta emëroj ish selektorin e Gjermanisë për trajner

Skuadra e Ligës Turke, Fenerbache pritet të emëroj në krye të klubit ish selektorin e Gjermanisë, Joachim Low.

Fenerbache largoi nga pozita e trajnerit Vitor Periera të hënën dhe tashmë është duke menduar për zëvendësimin e tij.

Joachim Low nëse arrin të marrë postin e Fenerbaches, do të jetë hera e dytë pasi që më herët ai kishte drejtuar skuadrën turke në vitet e largëta 1998-1999.

Low pati sukses edhe me kombëtaren e Gjermanisë sa ishte selektor i ‘pancerave’.

Momentalisht Fenerbache gjendet në pozitën e gjashtë me 28 pikë dhe është plotë 17 pikë larg vendit të parë por vetëm disa pikë larg vendeve që dërgojnë në garat evropiane.