Shqipëria e nisë me humbje në stadiumin e ri (VIDEO)

Shqipëria ka pësuar humbje me rezultat 2-0, nga Franca, në stadiumin e ri “Air Albania” në Tiranë.

Kjo ishte ndeshja e fundit në kuadër të eliminatoreve për “Euro 2020”.

Për rezultatin 1-0, shënoi Tolisso në minutën e 9’.

U deshtë të pritej deri në minutën e 30’ që ta shihnim golin e dytë të francezëve që e shënoi Antoine Griezmann.

Pas kësaj humbje Shqipëria i përfundon kualifikimet për “Euro 2020”, në vendin e katërt me 13 pikë në Grupin H.

Kurse Franca në vendin e parë me 25 pikë.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.