Rrahmani i zhgënjyer me humbjen

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani është shprehur i dëshpëruar pas humbjes nga Gjeorgjia.

Mbrojtësi i Napolit ka deklaruar se kjo është humbja e dytë më zhgënjyese pas asaj ndaj Maqedonisë së Veriut.

“Për shkak se kemi luftuar për fitore dhe të japim maksimumin, në fund doli që ndoshta nuk e kemi dhënë maksimumin, po ashtu nuk shfrytëzuam të gjitha rastet dhe në fund e humbëm ndeshjen. Është kjo një nervozë dhe është normale që dhemb shumë. Nuk e di se çfarë ndodhi të goli i parë. Të them të drejtën kjo është humbja e dytë më zhgënjyese e Kosovës pas asaj me Maqedoninë e Veriut, sepse ishim futur ta fitonim ndeshjen. Duhet të mundohemi të marrim rezultat pozitiv për ndeshjen e fundit në Greqi pas nuk besoj se ka më arsye për arsyetime”, ka thënë Rrahmani.

Pas kësaj humbje Kosova radhitet në vendin e fundit me katër pikë.