Publikohet orari i xhiros së fundit në sezonin vjeshtor në Superligë (FOTO)

Është publikuar orari i xhiros së fundit vjeshtor në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.

Xhiroja e 17-të në Superligën e Kosovës, do të luhet të shtunën, dielën dhe të hënën.

Dy ndeshje do të luhen të shtunën.

Tri të dielën.

Kurse një të hënën.

Ndeshja kryesore e kësaj xhiroje do të jetë ajo ndërmjet Gjilanit dhe Prishtinës, që luhet të dielën prej orës 12:30.

Kurse Ballkani do të luaj ndaj Vushtrrisë të hënën.

Ballkanit i mjafton vetëm një pikë që të shpallet kampion i sezonit vjeshtor, pasi pozicionohet në vendin e parë me 34 pikë, tri më shumë se vendi i dytë dhe i tretë.

Më poshtë mund të shihni orarin e plotë të xhiros së 17-të.

E shtune

Feronikeli –  Dukagjini 13:00
Drenica – Ferizaj 13:00

E diel

Gjilani – Prishtina 12:30
Trepça ’89 – Drita 12:30
Llapi -Flamurtari 12:30

E hënë

Vushtrria -Ballkani 13:00