Për vetëm 6 minuta shiten biletat për ndeshjen Kosova – Anglia (FOTO)

Sonte prej orës 21:30, ka rifilluar shitja e biletave për ndeshjen Kosova – Anglia, e cila luhet të dielën prej orës 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kallxo.com, e ka monitoruar shitjen e biletave të cilat kanë dalë sonte në shitje.

Të gjitha biletat e mbetura janë shitur për vetëm 6 minuta.

Biletat fillimisht kishin dalë në shitje me 12 nëntor, por pas problemeve me faqen e “tiks.app”, ato ishin vendosur që të shiten sot.