Prishtinë, Policia kap bileta të falsifikuara të futbollit

Një person është arrestuar mbrëmë në Prishtinë për falsifikim të biletave të futbollit.

Policia ka njoftuar se i dyshuari është zënë duke shitur bileta futbolli në tregun e zi.

Policia tutje ka bërë të ditur se nga i dyshuari janë konfiskuar gjashtë bileta të dyshuara për falsifikim.

“Në stacionin policor janë paraqitur katër ankues, të cilët janë deklaruar se nga i dyshuari kishin blerë bileta në shuma të ndryshme dhe më pas kishin kuptuar se bileta ishin të falsifikuara.

Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Mbrëmë është zhivlluar ndjeshja e futbollit në Stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë ku kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Malit të Zi.

FOTOGALERI nga ndeshja Kosovë – Mali i Zi