EKSKLUZIVE: Ja sa bileta kanë mbetur pa u shitur për ndeshjen Kosovë – Angli

Shitja e biletave online për ndeshjen Kosovë- Angli, e cila luhet të dielën prej orës 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, nuk ka funksionuar si duhet.

Faqja e autorizuar për shitjen e biletave “tiks.app”, ka pasur probleme prej momentit që është hapur sistemi për shitjen e biletave deri më sot.

Bile, “tiks.app”, ka njoftuar më herët se edhe sot do të shiten bileta.

KALLXO.com, ka mësuar ekskluzivisht brenda “tiks.app”, se sa bileta janë shitur deri më tani edhe sa bielta priten që të shiten.

Deri më tani janë shitur rreth 10,200 bileta për këtë ndeshje.

Kurse kanë mbetur pa u shitur edhe mbi 2,500 bileta, të cilat do të dalin në shitje sot.

“Përafërsisht deri në këto momente në total janë shitur rreth 10 mijë e 200 bileta, përafërsisht se nuk i kam të dhënat e sakta. Por, kanë mbetur edhe nja 2 mijë e 500-600 onlinë qe kanë me u shit qetasht. Jemi duke u konsultuar me policinë paraprakisht, se kemi qenë cak i sulmeve dje edhe jemi në konsulta me policinë me lyp ndihmën e tyre faktikisht për me u mbrojt”, kanë treguar për KALLXO.com, ekskluzivisht.

Kallxo.com ka raportuar vazhdimisht për problemet për shitjen e biletave online për këtë ndeshje.

Reagon “tiks.app” për rënien e sajtit për shitjen e biletave Kosovë –Angli (FOTO)

FFK nuk ofron qasje për mënyrën e shitjes së biletave

Shitja e biletave për Kosovë-Angli, ‘Tiksapp’ ndjen keqardhje dhe akuzon mediat për ‘tensionim të situatës’

.