Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të xhudos

Nora Gjakova ia ka sjellë Kosovës medaljen e bronztë nga Kampionati Botëror i xhudos që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Nora ka garuar në kategorinë deri në 57 kilogramë duke pasur paraqitje fantastike.

Nora Gjakova në luftë për medaljen e bronztë e mposhti xhudisten serbe Marica Perishiq.

Nora e mposhti serben Perishiq me “Waza-ari”.

Kjo është medalja e parë në Kampinate Botërore për 28 vjeçaren.