Një tjetër ish futbollist merr drejtimin e një kombëtareje

Pas Mascheranos që morri drejtimin e grup moshave U-20 të Argjentinës, një tjetër ish futbollist ka marrë drejtimin e një kombëtareje.

Ish futbollisti i Valencias dhe Atletico Madrid, Diego Alonso do të drejtojë kombëtaren e Uruguait.

Alonso në këtë pozitë do të zëvendësojë trajnerin veteran Oscar Tabarez që qëndroi për një kohë të gjatë në krye të Uruguait.

Lajmi është bërë i ditur edhe nga faqja zyrtare e kombëtares së Uruguait në rrjetin social Twitter.

Kjo nuk është hera e parë që Alonso drejton një skuadër. Ai më herët ka qenë në krye të ekipeve si Pacucha dhe Monterrey.