Ish futbollisti bëhet trajner i Argjentinës U-20

Ish futbollisti argjentinas i shumë skuadrave evropiane në futboll, Javier Mascherano është emëruar trajner i Argjentinës në grup moshat U-20.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Kombëtarja e Argjentinës përmes një postimi në Twitter.

Për Mascheranon kjo do të jetë sfida e parë si trajner profesionist.

Ai më herët ka zhvilluar karrierë si futbollistë në klubin e Liverpoolit, Barcelonës si dhe të Estudiantes.

Mascherano zyrtarisht detyrën e nis nga 1 janari i vitit 2022.