Lojtaret e Braziliti duke festuar pas shenimit te golit Foto: FIFA WORLD CUP

Brazili fiton dhe kualifikohet për kampionatin botëror

Kombëtarja e Brazilit është kombëtarja e parë nga Amerika e Jugut që kualifikohet për në kampionatin botëror.

Kualifikimi u arrit pas një fitore me rezultat 1:0 kundër Kolumbisë.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Lucas Paqueta në minutën e 72-të të ndeshjes.

Brazili pas kësaj fitore ka arritur në kuotën e 34 pikëve pas 12-të ndeshjeve të zhvilluara dhe tashmë është kualifikuar për kampionatin botëror “KATAR 2022”.

Në pozitën e dytë gjendet Argjentina që ka nëntë pikë më pakë e që sonte luan përball Uruguait.

Katër skuadrat e para kualifikohet automatikisht ndërsa skuadra në vendin e pestë kualifikimin duhet ta kërkoj përmes play-off.