Mezani flet pas humbjes nga Arbëria

Gjilani ka pësuar humbje me rezultat 1-0, nga Arbëria, në kuadër të xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës.

Kjo humbje ia ka vështirësuar punët Gentian Mezanit që ta mbajë hapin për titullin e kampionit.

Mezani ka folur pas ndeshjes duke thënë Arbëria tregoi më shumë se ta për ta fituar këtë ndeshje.

Ai ka thënë se nuk i ka motivuar sa duhet lojtarët e tij.

“E patëm mundësinë tonë në pjesën e parë. Po të kishim shënuar gjërat do ishin më të lehta në pjesën e dytë. Por nuk duhet të qajmë, por duhet të shohim në vetën tonë, përse nuk mund të krijojmë dhe nuk mund të realizojmë. Ekipi kundershtar tregoi më shumë dëshirë se ne për ta fituar këtë ndeshje. Këto janë ndeshje që duhet më tepër motivim, nuk i kam motivuar sa duhet, prandaj është ky rezultat. Nuk na lejohet të humbasim në këtë mënyrë. Kjo humbje nuk falet për shumë arsye”, ka thënë Mezani për ‘Art Sport’.

Arbëria shënon fitore ndaj Gjilanit