Mezani i lumtur pas fitores ndaj Drenicës

Trajneri i Gjilanit, Gentian Mezani ka folur pas fitores me rezultat 1-0, ndaj Drenicës, në kuadër të xhiros së 13-të në Superligë.

Pas kësaj Gjilani pozicionohet në vendin e tretë me 23 pikë.

Trajneri i Gjilanit, Gentian Mezani, ka thënë se gjëja më e rëndësishme për të ishte që të shënonin fitore sot.

“Unë kisha disa probleme kështu që nuk isha pranë skuadrës. E rëndësishme është që kemi marrë rezultate pozitive dhe kemi treguar profesionalizëm në lojë. Gjëja tjetër e rëndësishme është që ne e fituam këtë ndeshje, sepse kemi luajtur kundër një ekipi shumë të përgatitur dhe profesionist. Do të jetë shumë e vështirë për çdo skuadër kundër Drenicës. Ne kemi qëllimin kryesor të fitojmë, kështu që do të luftojmë deri në fund për të”, ka thënë Mezani.

Gjilani fiton ndaj Drenicës