Llapi mbetet pa fitore në Superligë pas gjashtë ndeshjeve, ndalet nga Drenica

Llapi ka vazhduar me rezultate të dobëta në Superligën e Kosovës, duke barazuar me rezultat 1-1 ndaj Drenicës në kuadër të xhiros së gjashtë në Superligë.

Kreshnik Uka shënoi për 0-1 në minutën e 12’.

Vendasit e barazuan rezultatin në minutën e 16’ me Kastriot Selmanin, për 1-1.

Pas këtij barazimi Llapi pozicionohet në vendin e fundit me tri pikë, me tri humbje dhe tri barazime nga gjashtë ndeshje.

Kurse, Drenica mbetet në vendin e tretë me 11 pikë.

Kurse, Ulpiana dhe Dukagjini i kanë ndarë pikët duke barazuar me rezultat 0-0.

Pas këtij barazimi Ulpiana pozicionohet në vendin e tetë me pesë pikë.

Kurse, Dukagjini në vendin e nëntë me tri pikë.