Batatina: Gabimet tona na kushtuan me barazim

Llapi nuk po mundet assesi ta gjej rrugën e fitoreve në Superligë në sezonin 2021/2021.

Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina ka barazuar me rezultat 1-1 ndaj Drenicës në kuadër të xhiros së gjashtë në Superligë.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka deklaruar se gabimet e tyre i kushtuan me barazim.

“Kemi pranuar një gol të lehtë që nuk është dashur të pranohet. Kemi bërë shumë gabime në pjesën e parë dhe kemi mundur të pranojmë më shumë gola, por ishim me fat. Në pjesën e dytë ishim më kërkues, kemi krijuar shanse të mira shënimi, por po nga mungon konkretizimi. Të dy skuadrat kemi bërë një ndeshje të mirë dhe mendoj që epilogu real ishte të ndajmë nga një pikë”, deklaroi Batatina.

Pas këtij barazimi Llapi pozicionohet në vendin e fundit me tri pikë.