Lewandowski flet për herë të parë pasi nuk arriti që të fitonte Topin e Artë

Sulmuesi në top-formë i Bayern Munich, Robert Lewandowski ka folur për herë ta parë pas ceremonisë për Topin e Artë që u mbajt disa ditë më parë.

Ai është shprehur se ka kaluar shumë keq javën e kaluar, raporton mediumi fichajes.

“Duke folur për ndjenjat dhe emocionet e mia, kam kaluar keq javën e kaluar. Nuk do të tradhtoj, u mërzita” është shprehur Lewandowski.

Ai po ashtu ka deklaruar që Meesi duhet që të jepte një deklaratë të sinqertë e jo vetëm fjalë.

“Do të doja të ishte një deklaratë e sinqertë e një lojtari të madh dhe jo vetëm fjalë. Sigurisht që nuk dua të jem krenar apo emocionuese, por siç thashë ka një zgjedhje të tërë bazuar në gjithçka që po bëhet” thotë Lewandowski.

Lewandowski ishte radhitur i dyti në garën për Topin e Artë pas Messit dhe para Jorginho të Chelsea.